Pavarësisht dëmeve dhe problemeve që sjell në shëndet pirja e duhanit, shumë individë e kanë të vështirë të largojnë varësinë që kanë prej saj.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tregon se rreth 200 milion, nga një miliardë duhanpirës në botë janë gra.
Dhe prej tyre, afro 1.5 milion vdesin çdo vit nga përdorimi i duhanit. Kjo është një shifër tepër e lartë, që nxjerr në pah efektet negative të duhanit tek femrat.
Drejtori i Mjekësisë Pulmonare, Bornali Dutta shprehet se pirja e duhanit ka ndikim të ndryshëm tek meshkujt dhe femrat.
Pirja e duhanit rrit rrezikun për prekjen nga lloje të ndryshme të kancerit, por ajo i vendos femrat në një rrezik më të lartë, për t’u prekur nga kancerit i qafës së mitrës.
Pirja e duhanit ka ndikim në ciklin menstrual.
Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë dëmton fetusin. Monoksidi i karbonit i pranishëm në duhan dëmton indin e fetusit, ndërsa nikotina bën që shpejtësia e zemrës së foshnjës të shpejtohet.
Gjithashtu rrit rrezikun për lindje të parakohshme dhe mund të shkaktojë reduktim të qumështit të gjirit, pas lindjes së foshnjës.
Ashtu si tek burrat, pirja e duhanit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës edhe tek gratë, veçanërisht sulmet në zemër.
Nikotina ndërhyn në furnizimin me gjak të vezoreve, duke zvogëluar kështu funksionin e tij të prodhimit të estrogjenit, i cili mund të çojë në një fillim të hershëm të menopauzës.
Te femrat që pinë duhan rrudhat shfaqen më herët.
Pirja e duhanit është e dëmshme për sistemin imunitar dhe ndikon negativisht në reagimin ndaj infeksioneve, duke i bërë duhanpirësit më të prekshëm ndaj sëmundjeve infektive.