LONDËR, 17 mars 2013– Supermodelja me famë botërore, 25-vjeçarja nga Afrika e Jugut, Candice Swanapoel, para disa ditësh ka bërë një koleksion fotografish për shtëpinë e veshjeve të brendshme “Swim”.

Por ajo nuk ka pritur që fotot t’i botonte shtëpia e veshjeve, por i ka hedhur në “Twitter”, thjesht nga padurimi për të treguar bukurinë e trupit të saj.

Në një intervistë me një revistë mode, Swanapoel ka zbuluar sekretin se për trupin e saj vital, ka meritë pirja e vazhdueshme ujit.

“Sekreti i formave të mija të përkryera, është konsumimi i vazhdueshëm i ujit dhe natyrisht ushtrimet e rregullta”, është shprehur ajo.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/