13 gusht 2014 – Pesë prej futbollistëve më të mirë të futbollit të viteve të fundit janë bërë të "pavdekshëm" në sajë të disa pikturave të artistit John Myatt, i cili i ka pikturuar në bazë të stilit të disa prej ikonave të historisë së pikturës.

Cristiano Ronaldo, Steven Gerrard, Andres Iniesta, Arjen Robben dhe Andrea Pirlo janë vendosur në ato piktura që piktorë të vendeve nga ata vijnë kanë bërë histori dhe bujë.

E gjithë kjo është bërë për lançimin e Sky Sports 5, shtëpia e futbollit europian në Sky.

Pirlo vjen në këtë pikturë në versionin e Mona Liza ndërkohë që Robben vjen në versionin e autoportretit të Van Gogh, Ronaldo në versionin e piktorit portugez Columbano Bordalo Pinheiro "Portreti i Professor Antero de Quental", Steven Gerrard në versionin e piktorit anglez Joshua Reynolds "General John Bergoyne" dhe Andres Iniesta në versionin e Pablo Picasso "Portreti i Dora Maar".

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/