Kantautori Pirro Çako është bërë baba për herë të dytë.

Sipas revistës “Bordo”, këngëtari dhe partnerja e tij misterioze kanë mirëpritur në jetë pak javë më parë një djalë, të cilin e kanë quajtur Amadeus.

Pirro Çako e ka mbajtur jetën e tij personale shumë private dhe nuk dihet emri i bjondes simpatike që i ka rrëmbyer zemrën.

Kujtojmë që Pirro është gjithashtu baba i një djali të rritur, Anthony Çako, nga martesa me ish-bashkëshorten, sopranon Inva Mula.