Dy këngëtarët mjaft të njohur, Pirro Çako dhe Arilena Ara u tërhoqën nga gara e “Këngës Magjike” përpara natës finale.

Dyshja e cila ishin në duet së bashku, mësohet se janë tërhequr për shkak të një problemi shëndetësor të Pirros, i cili është ftohur dhe e ka të pamundur të këndojë.

Lajmin e shumë përfolur sot në mediat rozë  e ka konfirmuar producenti dhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea. Ai tha se i vjen keq që Pirro nuk do jetë në festival, por për shkak të sëmundjes ëhstë dashur të marrë këtë vendim.

“E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, tha ai në një prononcim për tvklan, duke qartësuar se arsyeja është tërësisht shëndetësore.

Për shkak se kënga është duet, tërheqja e Pirro Çakos sjell rrjedhimisht edhe atë të Arilena Arës.

Po ashtu ne mediat rozë është përfolur për një fitues të paracaktuar edhe pse emrat nuk janë bërë të njohur. Kujtojmë se pak ditë më para, para se te nisnin netët live, nga gara u tërhoq edhe këngëtari Ardit Çuni.