Pas rastit të denoncuar në emisionin “Fiks Fare”, ku shihet një mësuese në Kukës, e cila ofendon me fjalë të rënda nxënësit, ka reaguar ministrja e Arsimit, Besa Shahini.
Në një postim në Facebook, Shahini shkruan sjellje të tilla nuk mund të tolerohen dhe njofton se mësuesja në fjalë është pezulluar nga puna.
POSTIMI I PLOTË
E kam të pamundur të toleroj çdo lloj forme të dhunës ndaj nxënësve apo mësuesve brenda shkollave, qoftë kjo dhunë fizike, verbale apo psikologjike.
Gjuha me të cilën mësuesja i referohet nxënëses dhe dhuna e përdorur në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, nuk lë vend për justifikime.
Që sot, mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa.
Falenderoj emisionin Stop që e solli rastin në vëmendjen e autoriteteve.





