Rrëzimi i një pishe për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Uznovës", në aksin rrugor Berat-Skrapar.

Fotoja e marrë nga Ora News, tregon pemën e rrëzuar që ka zënë poshtë një mjet tip "Opel" me targa AA 295NT, ku ndodheshin një çift bashkëshortësh së bashku me fëmijën e tyre të mitur.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, vetëm dëme në mjet.