Është ndërtuar hoteli i parë me 5 yje për kafshët shtëpiake. "Critterati" është një hotel luksoz 6 katësh dhe ndodhet në jugperëndim të Nju Delhit në Indi.

Hoteli ofron përkujdesje dhe rehati për klientët e tyre. Kujdesi ditor përfshin një hapësirë për të luajtur, pishinë të madhe, klinikë veterinare 24 orëshe, sallë pritje dhe relaksuese, shtretër prej kadifeje ku mund të flejnë gjumë apo të shikojnë filma.

Pronarët mund të rezervojnë qëndrimin për kafshët e tyre me një çmim prej 70 dollarë në natë (£ 52) në një nga suitat e "Critterati" ose t'i dërgojnë për një udhëtim ditor.