Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga premtimet më të mëdha elektorale të Partisë Demokratike gjatë mandatit të dytë të saj.
Pavarësisht se ajo u inaugurua para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, ajo akoma nuk ka përfunduar.
Deputeti i PD-së për Qarkun e Elbasanit, Luciano Boçi ka denoncuar degradimin e saj.
Në fotot e postuara prej tij tregohet sesi pas shiut rruga është e mbuluar plotësisht nga uji.
Nga ana tjetër qeveria e majtë e ardhur në pushtet pas vitit 2013 pavarësisht premtimit për ta përfunduar sa më shpejt, deri tani nuk ka bërë shumë punë në përmbushjen e zotimit.
Postimi i deputetit Luçiano Boçi:
Mos u habisni!
Janë pamje nga rruga Tiranë-Elbasan sot, afër Mulletit.
E kanë degraduar aq shumë prej tre vitesh, sa një rrebesh shiu e kthen në kënetë!
“Nuk mban ujë pilafi”-thonë në Elbasan, për të treguar sosjen e durimit.
Por na “mbaka ujë rruga” ama, për të na treguar që tallja e kësaj qeverisje me elbasanasit e qytetarët nuk paska të sosur!!!!!





