Trajneri i ri i Kombëtares nuk është zgjedhur ende dhe Federata Shqiptare e Futbollit po kontakton çdo alternativë të mundshme që mund të marrë drejtimin e kuqezinjve. Pavarësisht pistës së Panuçit që duket për momentin si më e favorizuara, alternativat e tjera janë ende të vlefshme. Një prej tyre është edhe ajo e Sedorfit që vazhdon të jetë një “pistë e nxehtë”. Mirëpo, së fundmi, për drejtuesit e FSHF-së ka dalë në skenë një tjetër alternativë e mundshme.

Së fundmi është kontaktuar edhe Luixhi de Kanio. Ish-trajneri i Udinezes është takuar me drejtuesit e FSHF-së së fundmi për të diskutuar terma të ndryshëm që kanë të bëjnë me projektin e kuqezinjve dhe mundësinë për të marrë drejtimin e saj.