Mauro Ikardi nuk është më në planet e Interit, dhe shumë shpejt argjentinasin mund ta shohim në një skuadër të re.Shkëmbimi me Dibalën e Juventusit është ende në lojë, por tani, siç raporton “Sky Sports”, është edhe klubi i Romës që po kërkon Ikardin.
Problem në këto negociata nuk duket klubi i Interit, që tashmë ka gjetur akordin me Xhekon e Romës, por vetë lojtari, nëse do e pranojë klubin verdhekuq si destinacion të mundshëm.





