Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor “The Holder”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri (pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.