LOS ANGELES– Aktori Brad Pitt është i gatshëm të paguajë 10 milionë dollarë, që video pornografike e partneres së tij, Angeline Jolie të mos bëhet publike.
Jolie, në vitin 1999, ka realizuar një incizim porno, i cili nuk është bërë publik deri tani, dhe Brad dëshiron që filmimi të vazhdojë të qëndrojë i tillë.
Flitet se aktori është i gatshëm të paguajë miliona për të ruajtur intimitetin e partneres së tij.
Veç incizimit, sipas mediave amerikane, ekzistojnë edhe disa foto provokative, që aktorja Jolie i ka bërë gjatë periudhës së eksperimentimit me droga të ndryshme.
Të njëjtat burime referojnë se Brad ka angazhuar një detektiv privat për të mbledhur të gjitha informatat për të kaluarën e Angelinës, në mënyrë që fëmijët e tyre të jenë të mbrojtur nga spekullimet mediatike.