Brad Pitt duket se do t’i japë fund betejës së tij ligjore shumëvjeçare me Angelina Jolie pas divorcit të tyre. Daily Mail shkruan se aktori është gati për të hequr dorë nga kërkesa e tij për kujdestarinë e 6 fëmijëve që ka me ish-gruan. Mosmarrëveshjet ligjore mes ish-çiftit nisën që prej vitit 2016, e tashmë duket se “saga” do marrë fund në verë.

Pse Pitt po e merr këtë vendim?

Edhe pse po aludohet në media, asnjëra nga palët nuk ka dalë me një prononcim zyrtar për çështjen, Megjithatë, Pitt thjesht s’ka alternativë tjetër! Tre nga fëmijët e tij, të cilët tani janë të rritur (22-vjeçari Maddox, 20-vjeçari Pax dhe Zahara 19-vjeçari), nuk kanë marrëdhënie të mira me babanë e tyre.

Ky detaj i rëndësishëm doli sheshit kur Zahara shkroi 3 vjet më parë në Instagram, fjalët më negative për babain adoptues. Edhe pse postimi u fshi shpejt, mediat e kapën në kohë! Ajo shkruante: Gëzuar ditën e babait këtij idioti me klas! Herë pas here e vërteton se je një person i poshtër. Nuk ke asnjë vlerësim apo ndjeshmëri për fëmijët e tut ë vegjël, që sa herë gjenden para jush dridhen nga frika. Ti nuk do e kuptosh kurrë dëmin që i ke bërë familjes time. Personave më të shtrenjtë për mua, ua ke bërë jetën ferr! Ti mund t’i thuash vetes dhe të tjerëve çfarë të duash, por e vërteta do dalë në dritë. Pra, gëzuar ditën e baballarëve, o njeri i tmerrshëm!

Menjëherë pas kësaj, vajza e çiftit u bë virale në internet. Në daljet e saj televizive ajo nuk ngurronte të theksonte se quhej “Zahara Marley Jolie”, pa e përmendur kurrë mbiemrin e të atit.