Një burrë i moshës 66 vjeç ka humbur jetën, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë.
Ngjarja ka ndodhur në Shënvlash, ku shtetasi me iniciale T.A. pasi është konstatuar nga familjarët, është dërguar në spital, ku dhe nuk mundi të shpëtonte.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, në lidhje me shtetasin T. A., 66 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili humbi jetën në spital, në Tiranë, dyshohet si pasojë e konsumimit të Fotoksinës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.





