Nëse jeni mërzitur nga tregimet e vjetra për t‘i vënë fëmijët në gjumë, atëherë aplikacioni "Smart Pj’s", "pizhamet e mençura“, i cili është një kombinim i telefonit dhe pizhameve, do t‘i bëjë fëmijët tuaj që të shkojnë me dëshirë në krevat.
Bëhet fjalë për "pizhamet e mençura“ që kur skanohen me një telefon do të fillojnë edhe tregimin për gjumë të ëmbël për fëmijët.
"Pizhamet e mençura Smart PJ’s" janë krijuar nga Juan Murdoch.
"Ne kishim për të krijuar teknologjinë e re të skanimit. Nuk ka të bëjë vetëm me kodet QR, por kishim për të krijuar ato nga zeroja“, tha shpikësi i këtyre pizhameve të çuditshme.
Murdoch doli me këtë ide dy vjet më parë, vetëm kur i kishte kuptuar kodet "QR“.
"Pizhamet e mençura“ bëhen funksionale me telefonat "iPad“,“iPhone“ dhe "Android“ si dhe me tableta.
Aplikacioni shoqërues, i cili është në dispozicion nëpërmjet App Store nga Apple dhe Google Play Store, posedon më se 40 libra dhe lojëra për fëmijë.
Murdoch tha se do të ketë edhe më shumë në "App Store“ para sezonit të pushimeve.





