Rrjeti britanik i restoranteve “PizzaExpress” tha sot se po planifikon të mbyllë gati 70 restorante në Britaninë e Madhe, çka rezulton në humbjen e deri 1 100 vendeve të punës.
Masa u detyrua nga pandemia e koronavirusit të ri dhe përpjekjet për të ristrukturuar borxhet e saj të mëdha.
“Ky vendim është shumë i vështirë. Sidoqoftë, kundër sfondit aktual të pashembullt, ‘PizzaExpress’ beson se zvogëlimi i madhësisë së pasurisë së tij do ta ndihmojë atë për të mbrojtur 9 000 vende të tjera pune”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.
E themeluar në vitin 1965, kompania ka 449 restorante në Britaninë e Madhe dhe gjithashtu operon restorante në disa vende të tjera.
Kompania mbylli të gjitha restorantet e saj britanike më 23 mars, pas bllokimit të urdhëruar nga qeveria, por shumë prej tyre janë rihapur kohët e fundit.