Miralem Pjanic "tremb" tifozët e Juventusit me deklaratën e tij për Canal+ të Francës. Mesfushori boshnjak nuk e përjashtoi mundësinë e largimit nga bardhezinjtë, për t’iu bashkuar PSG, që e konsideroi një klub të madh në Europë.

"Jam prej 8 vitesh pjesë e Serisë A, luaj në një klub të madh dhe të gjithë duhet të jenë dakord për këtë," – iu përgjigj 29-vjeçari pyetjes rreth një transferimi të mundshëm te PSG. – "Për momentin nuk po mendoj për këtë, por për ta mbyllur sa më mirë sezonin tim. Të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë pushimeve. E respektoj shumë këtë klub ku luajnë lojtarë shumë të mirë."

Por cilat janë objektivat e mesfushorit boshnjak në të ardhmen? "Objektivi im kryesor është të fitoj Champions League-n." Me Juventusin, PSG-në apo ndonjë klub tjetër europian, kjo mbetet për t’u parë!