Pjepri ky frut i shijshëm dhë i preferuar gjatë stinës së verës, është i pasur me vlera ushqyese dhe ndikon pozitivisht në organizmin tonë. Ai ka efekte antioksidante, qetëson stomakun dhe përmirëson tretjen, ndihmon sistemin nervor, është i pasur me kalçium dhe fosfor etj. Duke qenë se është një product që e gjeni të freskët vetëm gjatë verës, konsumojeni sa më shumë, por sigurisht, pa ekzagjeruar. Më poshtë do të gjeni të renditura disa prej dobive të këtij fruti të mrekullueshëm.
Është antistres
Pjepri është një ushqim që lufton stresin. Një studimi kryer në Itali ia atribuon vetitë kundër stresit antioksidantit të njohur si superoksid dismutasi. Ajo është një enzimë që transformon substancat e rrezikshme për organizmin.
Është antioksidant
Pjepri përmban vitaminë A dhe C. E para gjendet në formën e karotenoideve, pigmentët natyralë që i japin pjeprit ngjyrën karakteristike. Karotenoidet luftojnë radikalet e lira, duke vonuar plakjen qelizore.
Ndihmon sistemin nervor
Pjepri përmban sasi të mëdha të vitaminës B6, e cila është e domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nervozizmin dhe irritimin. Gjithashtu, ajo shmang problemet e gjumit dhe vështirësitë e të nxënit.
Shëron plagët
Vitamina C, e cila gjendet te pjepri, kryen një funksion të rëndësishëm në formimin e kolagjenit, duke ndikuar në shërimin e plagëve në lëkurë.
I dobishëm për kockat
Fosfori dhe kalciumi, të cilët gjenden me shumicë te pjepri, garantojnë mbrojtjen e kockave, duke kontribuuar në mënyrë të dukshme në forcimin e tyre. Gjithashtu, konsumi i këtij fruti bën të mundur parandalimin e osteoporozës.
Nxit qarkullimin e gjakut
Pjepri ka në përbërje të tij potasium, i cili favorizon qarkullimin e gjakut, duke bërë të mundur edhe mbajtjen nën kontroll të presionit arterial.
Aleat i bukurisë
Përdoret gjerësisht në preparatet kozmetike, pasi tonifikon lëkurën dhe e bën të butë. Një maskë me pjepër është ideale për lëkurat e thata. Mund të përgatitet duke futur në frulator me pak ujë dhe qumësht dhe të përdoret mbi lëkurë pasi është ftohur për disa minuta në frigorifer.
Ndihmon në nxirjen e lëkurës
Për shkak të betakarotenit që gjendet në përbërje të tij, pjepri stimulon prodhimin e melaninës, e cila është përgjegjësja kryesore për ngjyrën e çokollatës që merr lëkura gjatë verës.
Ka pak kalori
Pjepri futet te frutat hipokalorike. 100 gram pjepër ka gjithsej 33 kalori. Ka një sasi të madhe fibrash, çka jep ndjesinë e ngopjes së shpejtë.
Nxit aktivitetin e stomakut dhe zorrëve
Fibrat që gjenden te pjepri përmirësojnë dukshëm punën e stomakut, duke luftuar fryrjen e barkut.
Vlerat ushqyese
Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyrna, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra. 90 % e pjeprit është ujë dhe kjo bën të mundur hidratimin e organizmit.





