Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka zhvilluar sot mbledhjen e fundit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. Në një foto të shkrepur me kolegët, anëtarë të komisionit, Ndreu sqaroi se largohet nga ky komision që t’i përkushtohet sfidës së re që partia i ka besuar, garës për bashkinë e Lezhës.

“Sot pas mbledhjes se fundit te Komisionit te Sigurise ne Kuvend, beme nje foto te gjithe bashke. U jam mirenjohes te gjithe kolegeve qe kam punuar ne ate komision qe nga viti 2013, te pozites dhe opozites, per gjithe mbeshtetjen, mirekuptimin, eksperiencen e ndersjellte, dhe tejkalimin e ndonje tensioni politik. Pas 6 viteve jete aktive ne ate komision, ndjehem me i pjekur dhe me i pergatitur per te perballu sfiden e veshtire qe me pret ne Bashkine e Lezhes. Faleminderit kolege qe me dhate energji e force per te ecur para dhe per te konkuruar per te fituar !”, shkruan Ndreu në një postim në "Facebook".