Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka ngrtitur nëj padi rreth vendimit të marrë nga Shoqata e Bashkive të Vendit, ku u vendos shkarkimi i saj nga pozicioni i kryetares së shoqatës dhe në vend të saj u emërua, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës, kryebashkiakia Ademi, nënvizon se Bashkia e Lezhës, e drejtuar nga Pjerin Ndreu, nuk është pjesë e shoqatës, e kësisoj sipas saj, mbledhja e organizuar nga Ndreu disa ditë më parë, është në kundërshtim me ligjin.