Emri i Ergys Dashit, shqiptarit me origjinë nga qyteti i Durrësit që u ekzekutuar në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit më 23 Janar, është zbuluar në përgjimet e dosjes hetimore të SPAK ku u godit grupi i organizuar kriminal kriminal, pas zbërthimit të aplikacionit në Sky ECC.

Ergys Dashi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ekzekutuesi dhe porositësi i vrasjes së tij, ku mbeti e plagosur dhe një grua.

Mbrëmjen e djeshme u zbardh dosja, ku mësohet se anëtarët e grupit kriminal që u godit dy ditë më parë nga SPAK, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani diskutojnë për Ergys Dashin.Nga bisedat e tyre që lidhen me një transport droge, ku i përfshirë del të ketë qenë edhe Ergys Dashi, Ismail Zenelidhe Eralbi Breçani, shprehin hapur dyshimin se mos ai iu bën ndonjë lojë.

I ftuar në një emision televiziv gazetari, Spartak Koka, u shpreh se e dashura e Ergys Dashi ka qenë një vajzë e cila ishte pjesë e një spektakli kohëve të fundit. VoxNews mësoi se bëhet fjalë për Xhoana Kurti konkurrente e “Love Island Albania”, e cila pak kohë më parë tregoi se është nënë e një djali, babai i të cilit kishte humbur jetën kur ajo ishte 9 muajshe shtatzënë.

Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin, bebi do të rritet me mua”, shprehej ajo brenda spektaklit.

Kujtojmë se Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e 23 Janarit 2022 brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador. Viktima ishte ulur në restorant, ku dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule në dorë u futën brenda lokalit dhe e qëlluan për vdekje. Gjithashtu në këtë atentat mbeti e plagosur dhe Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima.

Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.