Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 8 vite burg Reshat Radhimën, antarë i grupit të Habilajve.

Rradhima u shpall fajtor për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se ai u ekstradua nga italia drejt vendit tonë në prill të 2019-ës për tu përballur me akuzat e ngritura në Shqipëri.

Dy javë më parë po GJKKO dha dënimet për anëtarët e grupit Habilaj, ku Moisi Habilaj u dënua me 15 vite burg që prej gjykimit të shkurtuar iu ul në 10 vite kurse Nezar Seiti, Fatmir Minaj e Meridian Sulaj u dënuan me nga 13 vite e 6 muaj burg, por nga gjykimi i shkurtuar iu ul në 9 vite secilit.