Pas një operacioni të policisë së Athinës arrestohen në Agios Panteleimonas, katër persona, tre shqiptarë dhe një tunizian, të moshës 27-63 vjeç, të akuzuar për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale, trafikantë droge si dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë grupi vepronte duke trafikuar drogë në zonën më të gjerë të Athinës në qendër të qytetit (Squares America, Victoria and St. Panteleimon).
Në kontrollet policore në shtëpitë e të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi me peshë 2 kg dhe 449.2 gram, 2.940 euro, katër peshore precize dhe një pajisjeje elektrike. Të arrestuarit do të dalin sot në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.





