Kandidatja për deputete më e votuar në Durrës i bashkohet protestës së sotme, të mbajtur në kryeqytet.
Manjola Luku ka qenë pjesë e protestës së bashku me bashkëshortin e saj, Gaz Luku.
Të pozicionuar krah Bashës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, çifti i bashkëshortëve që gëzojnë një mbështetje të madhe në njësitë administrative të bashkisë Durrës sot kanë qenë pjesë e protestës së thirrur nga ish-kryeministri Berisha.
Manjola Luku u rendit e dyta pas Igli Carës mes kandidatëve të PD-AN që garonin për një mandat deputeti më 25 prill 2021, por pavarësisht se rezultuan më të votuarit nuk thyen herësin, gjë që do t’i jepte automatikisht mandatin.
Nw tw njwjtwn kohw, Luku ishte shumw pwrpara me vota edhe me rivalet e saj socialiste, duke rezultuar njw surprizw e vwrtetw nw zgjedhjet parlamentare tw vitit tw kaluar.
Ndwrkohw, për disa vite me radhë, Gaz Luku ka mbajtur postin e nënkryetarit të degës së PD Durrës.
Pjesëmarrja e tyre në protestën e sotme mund të shërbejë si një sinjal bashkimi me Berishën dhe distancim nga linja e PD-së zyrtare të Alibeajt, Bardhit etj.
Ndërkohë, figura të tjera të njohura të PD Durrës si kryetari i komanduar Luan Hoti, nënkryetarët Arlind Boshku dhe Pëllumb Berisha, deputeti Ferdinand Xhaferaj etj nuk janë bërë pjesë e protestës.
Megjithëse në Durrës u mbajtën zgjedhjet për kreun e degës, ku demokratët me parimin “një anëtar, një votë” zgjodhën Igli Carën si kryetar të tyre, dega e qytetit bregdetar ende nuk ka arritur unifikimin e saj.