21 qershor 2015 – Procesi i votimit në shkallë vendi ka përfunduar në orarin zyrtar, ashtu siç ishte parashikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nga të dhënat e KQZ-së, pjesëmarrja në rang kombëtar në këto zgjedhje është 47.62 për qind.

Në qarkun e Durrësit, pjesëmarrja ishte 48.86 %.

Qytetarët shqiptarë sot votuan për 157 kandidatë për kryetarë në 61 bashki.

Janë 63 parti të cilat garuan për të pasur përfaqësuesit e tyre në 1595 vende në këshillat e bashkive. 52 parti janë pjesë e dy koalicioneve të mëdha, 37 për Aleancën për Shqipërinë Evropiane; 15 për Aleancën Popullore për Punë dhe Dinjitet dhe 11 parti garuan të vetme.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/