Mesfushori i Milan, Alessandro Florenzi është marrë në pyetje pasditen e kësaj të enjte në Prokurorinë Federale në kuadër të basteve të paligjshme.

Futbollisti deklaroi se nuk ka lidhje me raste të tilla, ndërsa theksoi se në ndeshjet për të cilat akuzohet nuk ka luajtur fare.

Rastet e basteve vazhdojnë të tronditin botën e futbollit, ndërsa së fundmi janë skualifikuar për këto çështje Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli.