Prej dy ditësh tashmë ka nisur në një resort në zonën e Golemit, Kampionati Evropian i Shahut për klube dhe Kupa e 27-të e Kupës Europiane të Klubeve për femra.
Ecuria e deritanishme ka qenë mjaft e mirë dhe këtë e konfirmon për “DurrësLajm“, kreu i Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi.
Në këtë kampionat marrin pjesë rreth 900 pjesëmarrës dhe staf ndihmës, duke krijuar kështu mundësinë që për 10 ditë me radhë, sytë e të gjithë të apasionuarve pas sportit të shahut të jenë kthyer nga Shqipëria dhe ky event sportiv ndërkombëtar.
Ndiqni të plotë intervistën e kreut të Federatës Erald Dervishi, në videon e mëposhtme.