Gjykata ka vendosur që të ekstradojë drejt Italisë Bujar Sejdinajn, shqiptarin e njohur si “xhaxhai” dhe që dyshohet se është pjesëtar i “Ndraghetas”.

Bujar Sejdinaj me origjinë nga Dibra, i njohur si xhaxhai, u ndalua në Tiranë më 24 korrik. Autoritetet italiane thonë se Sejdinaj ka takuar pjesëtarë të mafies në shtetin italian.

Sejdinaj ka pretenduar se në Itali ka punuar si marangoz dhe s’ka lidhje me trafikun e drogës. Ai për 10 ditë mund të apelojë vendimin.

Bujar Sejdinaj dyshohet si anëtar i familjes mafioze “Bellocco”. Ai dyshohet se në Spanjë ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, duke blerë 20 kilogramë drogë.