Edhe një tjetër kosovar luftëtar i ISIS-it është vrarë në Siri.
Sipas burimeve të “Gazeta Express”, D.S. nga Mitrovica është vrarë këto ditë në Siri, gjatë luftimeve të fundit në Mosul.
I riu nga Mitrovica nuk ishte kosovari i vetëm që ka marrë pjesë në këtë përleshje mes grupeve terroriste në Mosul. Dyshohet se edhe shtetas të tjerë nga Kosova kanë qenë të përfshirë në luftime, në përkrahje të ISIS-it. Por, ende nuk ka informacione për fatin e tyre.
Numri i kosovarëve të vrarë në luftime në Siri e Irak ka kaluar mbi 50. Sipas autoriteteve të sigurisë në Kosovë, numri i pjesëmarrësve në ISIS e kalon mbi 300 pjesëtarë kosovarë.