28 dhjetor 2014 –  Shkodrani Pjetër Toma, 58 vjeç ndërroi jetë në Itali për shkak të një infarkti akut dhe masiv të miokardit. I ndjeri si çdo vit kishte shkuar në Itali, që të kalonte festat e fundvitit me tre fëmijët e vet, emigrantë të rregullt në Itali.

Ai ndërroi jetë në shtëpinë e Mimoza Thacinës, së bijës 29 vjeçare, banore në qytezën e Montalto Dora-s reth 50 km larg Torinos. Ndonëse dy djemtë e Pjetrit, Dashamiri 27 vjeç dhe Beshiri 20 vjeçar  u përpoqën t’i bënin masazh kardiak të atit, çdo gjë ishte e kotë.

I ndjeri kishte ndërruar jetë duke lënë në pikëllim të thellë familjarët e tij në Itali: të bijën, dy mbesat e vogla dhe dy djemtë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/