Partia e Lirisë në degën e Durrësit ka denoncuar përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale gjendjen e rrugëve në Porto Romano.
Në postimin e saj PL Durrës shkruan se edhe nëse nuk ka reshje shiu, banorët mbajnë çizmet çdo ditë me vete për të shkuar në shtëpi.
Sakaq, në postim theksohet se “Investimet fasadë të Rilindjes dhe milionat e shpezimeve nga taksat e qytetarëve anashkalojnë këtë zonë dhe jo vetëm“.
Postimi i plotë:
Ka apo nuk ka reshje shiu, rrugët e Durrësit janë në këtë gjëndje…
Këtu jemi në Portoromano, aty ku fotografët e Bashkisë Durrës kanë harruar të kalojnë, aty ku banorët mbajnë çizmet çdo ditë me vete për të shkuar në shtëpi!
Investimet fasadë të Rilindjes dhe milionat e shpezimeve nga taksat e qytetarëve anashkalojnë këtë zonë dhe jo vetëm…
Ka ardhur koha të ndëshkojmë me votë papërgjegjshmërinë e tyre në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë!