“Vetëm një kryeministër i kapur si Edi Rama mund të guxonte të jepte pronën shtetërore në duar të anonimëve të fshehur dhe që vijnë erë”.
Është kjo deklarata e nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili përmes rrjeteve sociale denoncon atë çfarë po ndodh sot me portin e Durrësit dhe deri tek incineratorët, miliardat e të cilave kanë pushtuar çdo operacion grabitjeje shtetërore.
Vasili shprehet se një pushtet mafioz si i Edi Ramës është shndërruar në autostradë për bizneset “anonimë” të fshehur në kompani off-shore!
“Pushteti mafioz si i Edi Ramës autostradë për bizneset “presta-nome”, apo “anonimë” të fshehur off-shoresh!
Që nga miliardat e Portit të Durrësit e deri tek Incineratorët anonimë të off shoreve kanë pushtuar çdo operacion grabitjeje shtetërore.
Vetëm një kryeministër i kapur si Edi Rama mund të guxonte të jepte pronën shtetërore në duar të anonimëve të fshehur dhe që vijnë erë.
Shihni të dhënat, u është hapur autostradë off-shoreve.
Çdo kryeministër tjetër, minimalisht normal në kushtet kur Shqipëria është në listën gri të pastrimit të parave dhe vendi më i korruptuar në Europë nuk do të lejonte kurrë që të bënin festë në Shqipëri kompanitë off shore.
Një kryeministër që do të mirën e vendit dhe të interesit publik, do të miratonte çdo ligj drastik për të penguar çdo investim të dyshimtë dhe për të pastruar maksimalisht operacionet financiare, që zhvillohen në Shqipëri.
Transparenca dhe procedurat e hapura tmerrojnë vetëm të korruptuarit dhe ata që janë peng i parasë së pisët”, thekson Vasili.
Ndaj, vijon më tej ai, Edi Rama duke përdorur si zorrë qorre grupin parlamentar të rilindjes në parlament, që voton çdo lloj pisllëku mafioz, jep pa garë anonimëve pronat publike, aq të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Për Edi Ramën kanë vlerë, pëlqehen dhe mbështeten vetëm biznesmenët “presta nome”, ose off shorët, ose të inkriminuarit e me probleme.
Shqipëria si një vend evropian i ka të gjitha mundësitë të tërheqë biznesmenë shumë të mëdhenj me emër të mirë dhe që do të shërbenin si mesazh për të tërhequr të tjerë të ngjashëm me ta.
Por transparenca është tmerri i Edi Ramës, sepse kjo eliminon korrupsionin dhe pastrimin e parave, pa të cilat ai nuk jeton dot”, deklaron nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.