Policia austriake ka arritur të zbardhë një rast të një plaçkitjejeje brutale, që u mbyll me masakrimin e një të riu.
Në Kufstein të Austrisë, ishte sulmuar një person 19-vjeçar nga pesë persona të tjerë, me shufra hekuri, duke e lënë të masakruar në fill të jetës.
Policia menjëherë është vënë në kërkim të sulmuesve dhe pas informatave të pranuara, ka arritur të zbulojë pesë personat e dyshuar, ka pohuar shefi i saj, Albert Maurer, shkruan “ORF”, përcjell albinfo.ch.
Pesë personat e dyshuar janë të moshës mes 15 dhe 18 vjeç. Dy nga të dyshuarit janë kosovarë, një shtetas rus dhe dy të tjerë austriakë. Ata e kanë pranuar veprën dhe sulmin e kanë kryer për shkak të mungesës së parave.
Atë kohë, viktima ishte dërguar në spital me lëndime të rënda në kokë. 19-vjeçari edhe më tej gjendet nën përkujdesje mjekësore. Pesë sulmuesit e dyshuar janë burgosur dhe gjenden në burgun në Innsbruck, ndërsa ndaj tyre është urdhëruar masa e burgimit hetues.
Gjithashtu, pesë të dyshuarit të njëjtën natë kanë sulmuar një person në një lokal nate duke i shkaktuar lëndime.
Nga mesi i muajit shkurt, ata e kanë sulmuar edhe një person 39-vjeçar në Kufstein, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.





