Të paktën 98 persona janë arrestuar nga forcat turke të sigurisë për plaçkitjen e pretenduar të ndërtesave të dëmtuara, nga tërmeti.

Burime anonime janë shprehur se hetimet janë kryer ndaj të paktën 42 të dyshuarve në provincën jugore Hatay të Turqisë mbi pretendimet për grabitje. 

40 të tjerë u arrestuan dhe ekipet e sigurisë sekuestruan gjashtë armë, tre pushkë, bizhuteri, karta bankare dhe sasi të mëdha parash.

Thuhet dy persona të tjerë u arrestuan pasi u paraqitën si punonjës të ndihmës dhe dyshohet se u përpoqën të plaçkisnin gjashtë kamionë me ushqime, dhe të paktën gjashtë të tjerë u arrestuan në Stamboll pasi dyshohet se kishin mashtruar një viktimë me telefon.