Një ngjarje e rëndë është shënuar pak para mesnatës në Berat, ku kryefamiljari ka plagosur me thikë gruan e tij 55 vjeçe dhe djalin 28 vjeç.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 minuta në lagjen “Kodra e Sulmit” ku pas një grindjeje familjare në banesën e shtetasit Fatos Çela, ky i fundit ka plagosur me thikë në bark gruan e tij Mato Çela, 55 vjeçe, si dhe djalin e tij shtetasin Ë. Ç, 28 vjeç, në krah.
Autori Fatos Çela, është shoqërua në Polici, po kryhen dhe veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërsa dy të plagosurit aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.





