Policia e Fierit ka arrestuar një 17-vjeçare, pasi akuzohet se në shkollën “Jakov Xoxa” ka plagosur rëndë shokun e klasës me një pistoletë stilolaps. Sipas burimeve nga policia, mësohet se shtetasja me inicialet G. D., banuese në Levan, ka goditur pa dashje shtetasin P. SH.

Adoleshenti i plagosur është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë ( tip stilolaps), në dukje artizanale, me të cilën dyshohet se ka kryer ngjarjen adoleshentja.
Ajo akuzohet për “Plagosje e rëndë nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.