Itali, 31 maj 2014 – Është arrestuar mëngjesin e sotëm në Itali, 31 vjeçari shqiptar Gjon Shqau, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë të një bashkëkombasi të tij.
Ngjarja për të cilën akuzohet Shqau është regjistruar në datë 29 prill në qytetin e Teramos. Shqau, së bashku me një bashkëmoshatarin e tij shqiptar, H.A., ishin duke parë një ndeshje futbolli në një bar në qendër të qytetit.
Pas një grindjeje për motive të dobëta, Shqau e ka goditur shqiptarin tjetër me thikë duke i shkaktuar plagë të shumta në ije dhe shpatullën e majtë. Ai ka mundur të largohet menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që policia ka nisur hetimet, pasi bëri të mundur identifikimin e tij.
Shqau ishte strehuar që prej natës së plagosjes në shtëpinë e një çifti shqiptar. Pas arrestimit të tij, u shoqërua në polici edhe çifti shqiptar që kishte strehuar të kërkuarin nga policia.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





