Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 12 të Durrësit, ku një konflikt për motive të dobëta përfundoi me plagosjen e një 31-vjeçari, ka ardhur reagimi zyrtar nga Policia e Durrësit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit.“, njofton policia.