Specialistët për Krimet në Krujë kanë arrestuar dy të rinj, të akuzuar për plagosjen e një 32-vjeçari në Fushë-Krujë.
Sipas burimeve nga policia e Durrësit, ndalimi i dy autorëve të dyshuar të plagosjes u ndaluan sot. Ata janë Rudens Miri 27 vjeç, banues në Kombinat, dhe Riza Miri 25 vjeç, banues në Fushë- Krujë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Ngjarja për të cilët ata akuzohen ka ndodhur më 9 gusht të vitit 2015. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti me motive pronësie, dy të rinjtë kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasin G.M. 32 vjeç, banues në Fushë -Krujë.





