Dy fëmijë janë plagosur dje si pasojë e një shpërthimi, pas një loje të nisur mes tyre.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 18:30, pranë Institutit Bujqësor, disa fëmijë kanë ndezur një zjarr duke përdorur mbeturina.
Si pasojë është krijuar një shpërthim që ka sjellë plagosjen e dy fëmijëve, A.T. 17 vjeç dhe A.K. 12 vjeç, banues në Tiranë. Ata morën mjekimin në Spitalin Ushtarak në kryeqytet dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.