Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Velipojë të Shkodrës.
Mësohet se të plagosurit janë Ervin Tahiri 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit.
Nga burimet paraprake bëhet me dije se dy të rinjtë janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona si autore të dyshuar të plagosjeve.





