Një person i maskuar ka plagosur me armë zjarri dy vëllezër ndodhur në malin e Leshnjës në Kolonjë.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se të plagosurit janë vëllezërit D.D. 31 vjeç dhe A.D. 34 vjeç, të cilët në momentin e ngjarjes ishin në mal duke kullotur bagëtitë.

Ata u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.