Tiranë, 30 gusht 2014 – Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Pandi Dardha” dhe sipas policisë së kryeqytetit tre personat e plagosur fatmirësisht nuk ajnë në gjendje të rëndë.
Mësohet se nga një automjet tip Benz me ngjyrë të bardhë, brenda së cilit dyshohet se ndodheshin dy persona, kanë qëlluar me armë zjarri mbi të dëmtuarit.
Sipas hetimeve të para mendohet se gjithçka ka ndodhur për motive banale.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identitetin e autorëve të plagosjes.
Aktualisht të dëmtuarit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





