TIRANË, 17 shkurt 2013 – Dy të rinj janë plagosur me thikë në orët e vona të natës së sotme në Sauk, në periferi të Tiranës.

Plagosja ka ndodhur si pasoje e një grindje të çastit ku mësohet se të rinjtë fillimisht janë grindur me fjalë dhe me pas janë përdorur mjete të ftohta. 

Pas kësaj policia ka arrestuar menjëherë 16-vjecarin, Ketjon Lleshin si autor të dyshuar të ngjarjes. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spital Ushtarak.