DURRËS, 10 tetor 2014 – Karabinierët e qytezës së Korilianos (Corigliano) afër Kozencës u lajmëruan nga qytetarët për një sherr masiv të disa prostitutave në lagjen Brillia. Karabinierët ndërhynë dhe para se të arrestonin pesë prostituta, i dërguan ato në spital për të mjekuar plagët e marra gjatë sherrit.
Një prostitutë rumune 20 vjeçe kishte marrë plagë të shërueshme për 5 ditë, ndërsa prostituta tjetër po rumune, 25 vjeçe kishte marrë plagë të shërueshme për 7 ditë. Kolegia e tyre bullgare , 24 vjeçare kishte marrë plagë të shërueshme për 5 ditë. Kundërshtaret e tyre ishin dy prostituta shqiptare. Drita Mehmeti, 26 vje135e me pasaportë serbe mori plagë të shërueshme për 10 ditë, ndërsa prostituta tjetër Anisa Lleshi, 23 vjeçe mori plagë të shërueshme për 5 ditë. Sherri u shkaktua për zënien e trotuareve, ku ato ushtronin “zanatin”. Karabinierët i druhen një hakmarrjeje të mundshme ndaj prostitutave të tjera, nga protektorët e dy prostitutave shqiptare. Pas daljes nga spitali të gjitha prostitutat do të dëbohen nga Italia për në vendet e tyre të origjinës.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





