24korrik 2015 – Policia e Durrësit arrestoi dy vëllezër të akuzuar për plagosjen e Xh.Pepoçit, sot në një pikë servizi në Shkoze. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar, pas disa orësh kërkimi. Ata janë:
•Endri Lushaku 20 vjeç, banues në Shkozet
•S.L.16 vjeç,banues në Shkozet
Ata akuzohen se qëlluan me armë zjarri Pepoçin, 19 vjeç, nga Rrashbulli, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta,si rezultat i një konflikti të mëparshëm, ku i lënduar mbeti 16-vjeçari.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/