TIRANE – Tre të rinj janë plagosur me thika në afërsi të shkollës “Besnik Sykja” në kryeqytet.
Sipas agjensisë së lajmeve Noa.al tre të plagosurit janë kushërinjtë Elion, Adrian dhe Edison Dibra, përkatësisht 17, 21 dhe 20 vjeç.
Tre të rinjtë u dërguan me urgjencë në drejtim të spitalit, ndërsa nga ana e uniformave blu vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e çastit.





