Tiranë, 14 qershor 2014  –  Një 20-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën Hamdi Pepa në zonën e Kombinatit në Tiranë. 

Sipas policisë, 20-vjeçari i plagosur është shtetasi Igert Kazazi, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. 

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet dhe autorët e krimit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/