TIRANË- Një 25-vjeçar është plagosur sot me armë zjarri tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit” në kryeqytet. 

Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri të çastit në një dyqan. 

I plagosuri Erald Beta është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia po heton për të identifikuar personin që hapi zjarr mbi 25-vjeçarin.

Blutë e kryeqytetit po hetojnë edhe mbi shkaqet e ngjarjes që çoi në përdorimin e armës.